Photo 4
Epiri
Epiri është toka klasike dhe vatra e një populli tepër të lashtë. Që në muzgun e kohërave, në gadishullin ballkanik endeshin pellazgët të mbuluar me një vel misteri. Mitologjia thotë se ata ishin "njerëzit e parë". Bile helenët, të cilët në mënyrë të padiskutueshme i konsideronin pellazgët më të vjetër se veten, për ta përdornin një epitet të pashlyeshëm "proselinoi" (parahansor), pra më të vjetër se vet Hëna.
Kjo figur e skajshme është tepër elokuente për lashtësinë e popullit tonë.
Fijet e misterit pellazg ndërthurren në kohëra,gjersa në histori përmenden ilirët.Si një popull kryesor,si një "Hauptvolk"- siç e pat quajtur një nga themeluesit e ilirologjisë L.G.Thunman,
ilirët morën pjesë në proceset themelore shoqërore e kulturore,në ngjarjet kryesore politike që përshkruan botën antike të Mesdheut.
Qytetërimi ilir do të mbushte shtratin e historisë së ardhme. Kontrasti me Romën do t'i evidentonte ilirët si popull tribunal të lirisë. Për të nënshtruar trojet ilire Romës iu desh të harxhonte gati gjysmën e kohës me anë të së cilës krijoi tërë perandorinë e saj të përbotëshme.
Sulmet shkatërrimtare të keltëve, gotëve, visigotëve krijuan pshtjellime të mëdha, por ilirët mbetën sërish në trojet e veta. Vërshimi shekullor i sllavëve qe i tmerrshëm, përsa i përket forcës asimiluese.
Procesi i romanizimit u kryqëzua me atë të sllavizmit, por gjuha dhe vet populli autokton i trevave historike rezistoi dhe e ruajti individualitetin etnik. Perandoria bizantine, Mbretëria bullgare e serbe qenë mbulesa politike të sipërme, nën të cilat shqiptarët jetonin,vepronin e i shkyenin. Këto mbulesa s'mund të konsideroheshin si qefin definitiv që mbështillnin një popull " kufomë".
Shqiptarët në raport me ngjarjet dhe historinë nuk u diverguan e as humbën.
Ata konservuan vetvetën si popull,por nuk u ngurtëzuan si një relike muzeore, po me anë të dinamizmit të tyre, bënë Metaforën e Pavdekshme të Rezistencës dhe mbijetesës