Custom 3
Teori e cila Shqiptaret si pasardhesit e Atlantit ??? AT lan tit
Atlantida
Ironikisht të dyja flasin për një përmbytje globale. Kjo histori është pjesë e veprës së tij, Timaeus dhe Kritias qe u shkruajt rreth viteve 400 p. e.
Në përshkrimin e tij ai flet për një civilizim mjaft të zhvilluar, për kohën e saj, me një ushtri aq te fuqishme sa mund të pushtonte gjithë botën e njohur.
Sipas përshkrimit të Platonit kjo histori u rrëfye për herë të parë në vitin 600 p. e. nga një prift egjiptian tek ligjvënësi dhe paraardhësi i Platonit, Soloni. Soloni ia kaloi atë Dropides dhe ky i fundit ia kaloi historinë Kritias, karakterit i cili e rrëfen atë në veprën e Platonit.
Plot toka pjellore, pallate madhështore e tempuj mahnitës kushtuar kryezotit atlantas Posedonit qe mbushur kjo perandori misterioze dhe e humbur. Lagjet Atlantide zbukuroheshin me kopshte, faltore, pallate dhe me rrjete të tera kanalizimesh e rrugësh. Në ketë qytetërim arkitektura, ekonomia dhe fushat e tjera ishin shumë të zhvilluara.
Sipas historisë Poseidoni, zoti i deteve, e ndërtoi Atlantidën të rrumbullakët. Dy rrethe toke dhe tre uji njëra brenda tjetrës [koncetrike] i dhanë asaj një forme te veçante dhe unike për te gjitha kohërat. Kjo forme është bërë dhe simboli i atij qytetërimi të hershëm.
Gjithsesi këto fakte na mahnitin dhe na shfaqin para syve tanë një parajsë.
Një Oas në një det të ashtuquajtur Deti Atlantik. Vendndodhja e këtij deti nuk dihet me siguri. Disa mendojnë te jetë Oqeani Atlantik, por shumë të tjerë debatojnë se në kohën e Platonit ai Oqean nuk ishte emërtuar akoma si edhe nuk dihet a frekuentohej. Vërtetësia e kësaj historie është një debat akoma me i madh.
Dy grupet më të mëdha janë :
- Atlantologët (te cilët besojnë se ky qytetërim ekzistonte) ;
- Kritiket (të cilët mendojnë se kjo s’është gjë tjetër përveçse një pjelle imagjinate e tepruar e Platonit).
= Vendndodhja (hipotezat) e saj =
Përmbajtja |
Brenda Detit Mesdhe
Santorini dhe Kretë
Që prej zbulimit të një prej civilizimeve më të hershme në ishullin e Kretës dhe më vonë në Santorini, shumë arkeologe dhe hulumtues besojnë se duhet të ketë qenë inspirimi për historinë e Atlantit. Ishulli i Santorinit është një vullkan detar i cili shpërtheu rreth 1.600 vjet para erës sonë. Pra, rreth 3.600 vjet më parë. Megjithëse ky civilizim Minoan është shumë i hershëm nuk përmbush njërin prej kushteve kryesore që të jetë kandidat për vendndodhjen e atlantit ; atë të ekzistuarit rreth 11.600 vjet më parë. Megjithatë, disa historian debatojnë se gjatë përkthimit të historisë nga gjuha egjiptiane në greqishten e vjetër një gabim bëri që muajt të lexohen vite.
Maltë
Malta është një ishull i vogël në juglindje të Sicilisë. Është vërtetuar se ajo sot përmban Strukturat më të vjetra në botë të cilat për çudi janë tempuj të rrumbullakët. Shumë hulumtues debatojnë se Malta i përmbush kushtet për tu quajtur kandidat për vendndodhjen e ishullit të Atlantit.
Anton Mifsud , Simon Mifsud, Chris Agius Sultana and Charles Savona Ventura në veprën e tyre të titulluar Jehona e Ishullit të Platonit[4] japin detaje dhe deklarojnë se tempujt Malteze nuk janë gjë tjetër por tempujt e Atlantit dhe vet Malta është Mali i famshëm ATLAS.
Vitet e fundit kësaj teorie i është bashkëngjitur dhe Hulumtuesi Shqiptar Albert s. Nika. i cili pretendon ta ketë lexuar Platonin në greqishten e vjetër dhe këmbëngul me vendosmëri se Atlanti nuk është gjë tjetër por një ishull i mbytur ngjitur me Maltën. Sipas Nikës ; fjala Atlas nuk është gjë tjetër por vet fjala Maltë në gjuhën e vjetër entruskiane.
Qipro
Irano-Amerikani Robert Sarmast, në 2004-ën dhe në 2006-ën ndërmori ekspeditën më të shtrenjtë dhe më të sofistikuar nga ana teknologjike që ka pasur për kërkimin e Atlantit. Vendi i që ai mendon të ketë gjetur Atlantin është në jug perëndim të ishullit te Qipros rreth 1.600 metra nën nivelin e detit. Megjithëse në ekspeditën e fundit ai u zhgënjye për arsye se muret që ai pretendonte se ishin artificiale nuk dolën gjë tjetër veçse mbeturina vullkanike ai vazhdon të mbrojë teorinë e tij dhe asaj i ka bashkangjitur edhe librin e njohur URANTIA.
Sardenja
Në vitin 2002 Gazetari Italian Sergio Frau publikoi veprën e titulluar Kolonat e Herkulit në të cilën ai deklaron se përpara Eratosthenit të gjithë Shkrimtarët e kohës së lashtë i vendosnin ato në ngushticën e Sicilisë dhe Tunizisë. Sipas tij Atlanti nuk është gjë tjetër përvecse ishulli i Sardenjës. Në prill të 2005 teoria e Fra-ut u debatua në një konferencë të posaçme e organizuar ne Paris[8].
Shqipëri
Ideja se Atlanti mund të ishte në brigjet e Durrësit të lashtë i është bashkangjitur listës së pafundme të teorive për gjetjen e Atlantit. Kjo teori është bazuar në historinë e pasur që ka pasur ky qytet antik dhe ngjashmërisë që forma e portit ka me përshkrimin e dhënë nga Platoni.
Sicili
Një ide tjetër interesante është edhe ajo e Sicilisë. Një Amator Gjerman me profesion programist ka hedhur idenë se Atlanti nuk është gjë tjetër por historia e mbretit Italos.
Spanjë
Një nga teoritë më të vjetra dhe më popullore është edhe ajo e Spanjës. Shumë studiues nga fusha të ndryshme e ilustrojnë me teoritë e tyre personale vendndodhjen e këtij qytetit ishull antik. Më hollësisht ata deklarojnë se një ishull, tashmë nën nivelin e detit, është një mbeturinë e Atlantit. Ishulli i Spartelit, që ndodhet përballë ngushticës së Gjibraltarit u propozua nga gjeologjisti Jacques Collina-Girard në shtator të 2001-ishit në revistën shkenca Akademike. Kësaj ideje i është bashkangjitur edhe një amator, Georgeos Díaz-Montexano, i cili disa herë ka akuzuar gjeologun për vjedhjen e punës se tij. Secili prej tyre deklaron se tjetri është një pseudo-shkencëtar.
Izrael
Jaime Manuschevich propozon se vendi i vërtetë i Atlantit nuk është gjë tjetër pervecëse Izraelit të dikurshëm. Sipas tij në kohën e Atlantin kjo periferi ishte një ishull luginën e Jezreel-it në veri si edhe me detin e vdekur në lindje.
Ndertesat me gure ngjyre te kuqe te zez dhe bardh.
1. Atlantisi ishte ne Bahamas, Bermude, ishujt Kanarie etj.
Ideja se Platoni i referohej nj vendi ne Atlantik nuk vdes kollaj, e thuajse çdo ishull apo mase toke qe shtrihet diku mes bregut lindor dhe Amerikes e Evropes apo Afrikes eshte supozuar si vendi i kontinentit fantastik te Platonit. Fatkeqesisht, snje prej ketyre ishujve nuk jane aq mbreselenes ne mase apo qellim dhe as nuk kane ndonje te dhene per te treguar se aty ka banuar nje qyteterim i avancuar.
2. Atlantisi ishte ne Azine juglindore
Nese shohim gjeografine e planetit ne kulmin e Epokes se Akullnajave, mund te veme re se niveli i oqeaneve ishte disa here me i ulet atehere, si rezultat ujit qe mbulonte pjesen me te madhe te Amerikes se Veriut dhe Evropes. Keshtu, mund te shihet se arkipelagu ishullor i njohur sot si Indonezia ishte atehere nje kontinent i plote, i madh thuajse sa Evropa perendimore. Klima do ishte perfekte per nje qyteterim te ri e madje edhe nje te avancuar teknologjikisht sa qyteterimi une sot.
3. Atlantis ishte vendi mitologjik Mu
Ne Azi tregohet nje legjende qe te kujton kontinentin e permbytur Atlantis mbi te cilin flet edhe Platoni. Ne Azi qyteterimi i permbytur njihej me emrin Mu. Ne fillim u tha se kontinenti ka qene diku ne oqeanin indian, pastaj u tha se ka qene ne Detin Paqesor qe mund te shpjegohet me perhapjen e kultures polineze.Sot, shkencetaret e hedhin poshte konceptin e Mu apo te Atlantisit dhe Lemurias, si fizikisht te pamundur sepse nje qyteterim nuk mund te shkaterrohet ne nje kohe te shkurter.
4. Atlantisi ishte reference per kontinentin e lashte Lemuria
Greket nuk ishi nte vetmit qe besonin ne nje qyteterim te lashte. India dhe kontinenti aziatik kane traditen e tyre, sipas se ciles quajne Lemurian, nje qyteterim qe ka ekzistuar ne oqeanin Indian. Ideja se nje vend i tille ekzistonte u hodh ne shekullin e 19-te nga Philip Sclater. Sipas tij, Madagaskari ose India mund te kete qene pjese e kontinentit te madh qe e quajti Lemuria, por nen oqeanin Indian nuk ka asnje formacion gjeologjik qe korrespondon me Lemurian hipotetike.
5. Atlantis i referohej Antarktides
Sugjerimi se korja e tokes mund te jete zhvendosur 12 mije vjet me pare ka ngacmuar imaginaten e shume besimtareve te ekzistences se Atlantisit. Sipas Charles Hapgood, per shkak te kesaj zhvendosjeje kontinenti i Antarktides ka qene me ne veri se ç’eshte tani dhe i populluar nga nje qyteterim i avancuar e ai ishte civilizimi, te cilit i referohej Platoni. Zhvendosja e menjehershme shkaterroi qyteterimin dhe e ktheu ne akullnajen qe eshte sot Antarktida.
6. Atlantisi ishte nje rikrijim mitik i permbytjes se Detit te Zi
Nje teori tjeter ne lidhje me qyteterimin e humbur te Atlantisit eshte se ai eshte rikrijimi i nje ngjarjeje historike qe ndodhi mijera vjet para se Platoni te vinte ne jete. Ndarja e Bosforit nga deti i Mesdheut dhe permbytja e Detit te Zi. Thuhet se shume qyteterime mund te kene lulezuar ne bregun e Detit te Zi ne ate kohe, per t’u permbytur brenda pak kohesh, çka ka mund te kete shkaktuar qe njerezit te ikin drejt rajoneve te tjera dhe te rrefejne variantet e tyre mitologjike te historise.
7. Platoni i referohej ishullit vullkanik te Teres
Nje tjeter teori, per sa i perket natyres se vertete te Atlantisit mendohet se eshte se Platoni i referohej banoreve te ishullit modern grek te Kretes, te cilet u fshine nga faqja e dheut kur ishulli vullkanik i Teres, i njohur sot si Santorini, shpertheu duke prodhuar cuname aq te forta sa per te demtuar gjithe Mesdheun. Nje katastrofe e tille masive do te jete mbajtur mend ne analet e historise egjiptiane deri sa ka gjetur rrugen drejt mitologjise se Platonit mijera vjet me pas.
8. Atlantisi ishte nje kontinent qe ekzistonte ne Atlantik
Kjo mbetet teoria me tradicionale deri me sot. Mendohet se Atlantisi ndodhej ne oqeanin Atlantik dhe u krijua nga shkrimtari i shekullit te 19-te Ignatius Donnelly, ne librin e tij te vitit 1882 “Atlantis”. Ne kete liber mendohej se oqeani Atlantik ishte disa qindra metra i thelle dhe shpeshhere zhvendosej vertikalisht. Duke qene se dihej shume pak per oqeanin ne kohen e tij, ajo teori u konsiderua si shume e gjetur dhe per shume vete e besueshme.
9. Atlantisi eshte sajim, por permbytja e vertete
Platoni i eshte referuar shume here nje permbytjeje te madhe qe ka ndodhur mijera vjet perpara kohes se tij dhe qe ka shkaterruar pjesen me te madhe te njerezimit, duke lene vetem nje pjese te vogel njerezish ne toke, sa per te nisur jeten serish nga fillimi. Historia e Atlantisit mund te jete prodhim i imagjinates se frytshme te Platonit, por ngjarjet nga e cila eshte bazuar mund te kene qene reale dhe nje permbytje masive mund te kete shkaterruar jeten ne toke mijera vjet para se ai te lindte.
10. Gjithe teorite e Atlantisit jane te krijuara
Pozicioni tradicional i mbajtur nga shume shkencetare dhe historiane eshte se rrefimi i Platonit mbi nje qyteterim te pasur dhe te avancuar ishte thjesht nje histori e krijuar per te argetuar dhe ndriçuar lexuesit e tij per rreziqet e kryelartesise dhe kthimin e shpines ndaj zotave. Sipas shkencetareve, kete e verteton fakti se Platoni tregon se ishulli iu dha zotit grek, Poseidonit, i cili ra ne dashuri me vajzen e bukur te mbretit te pare te Atlantisit te quajtur Atlas.
Atlantida dhe KULTURA Minoi
e cila lulëzoi rreth 2700-1450 pes
(Më vonë, kultura miken greke u bë dominante faqet Minoan e ishullit të Kretës).
Ajo u zbulua në mes të 1900 dhe 1905, kryesisht përmes punës së Britanisë së Madhe arkeologu Arthur Evans.
Minoan Crete mori vendin e saj historike, si do Durant tha në vitin 1939,
si "lidhja e parë në zinxhirin Evropian".
Pozicioni i favorshëm gjeografik e ishullit favorizuar rritjen e qytetërimeve të para të Mesdheut
dhe një perandori lulëzuar detar (thalassocracy)
nga Deti Egje që zotëroi një rrjet tregtare që arriti Egjipti, Siria,
rajonet në veri të Detit të Zi dhe Perëndimit në mënyrë që të ushtrojë një thalassocracy vërtetë.
Children boxing in a fresco on the island of Santorini.