Një komb, një flamurë, një gjuhë.
Vend i Lekës ose Velekinca gjindet në rrethinën e qytetit Gjilanit, Kosovë.
Leka´s place or Velekinca lies periphery of the city of Gjilan, Kosovo.
Lekaplatz oder Velekinca liegt im Umgebung der Stadt Gjilan, Kosovo.
Luogo Leka o Velekinca trova periferia della cittá di Gjilan, Kosovo.
Leka lieu ou Velekinca réside périphérie de la ville de Gjilan, au Kosovo.
Leka paikka tai Velekinca sijaitsee reuna kaupungin Gjilan, Kosovo.
雷卡的地方或 Velekinca 的的謊言外圍的城市 Gjilan,科索沃.
המקום או Velekinca של Leka טמון פריפריה של העיר Gjilan, המקום או
手をつ けの場所や Velekinca はグニラネ 、コソボの 町の周囲に 位置し ています
مكان يكا أو Velekinca يكمن محيط مدينة جيلان وكوسوفو.
Velekinca Gjilan - Vendi i Lekës
Vendi i Lekes ose Velekinca gjindët në rrethinën e Gjilanit, Kosovë. Fshati shtrihet në jug-lindje të Kosovës në rrugën për Preshevë, rreth 4 kilometra larg qendrës së qytetit të Gjilanit.
Gjeografia
Velekinca me rrethinë e Gjilanit ka klimë të mesme kontinentale, me vera të nxehta dhe dimra të ftoftë. Afër fshatit Velekincë rrjedh lumi Morava ose ndryshe njihet edhe me emrin Morava e Binqes. Lartësia mbi detare arrin deri në 585 metra.
Histori
Velekinca gjendet katër kilometra larg qendrës së qytetit të Gjilanit. Si vendbanim Velekinca është ndër më të vjetrit në Qarkun e Gjilanit, gjithashtu është me i vjetër se qyteti i Gjilanit. Në krahasim me Velekincën qyteti i Gjilanit si vendbanim është formuar shumë vonë dhe përmendet rreth shekullit XVIII dhe atë me emrin e lumit Morava, lum i cili rrjedhë nëpër Velekincë.
Sipas gojëdhënave të ruajtur në popull thuhet se Velekinca ka qene qytet dhe se i takon fisit bytyq. Sundimi i egër e mizorë turke dhe serb në trojet shqiptare ka bërë që shumë vendbanime të vjetra në tërë Kosovën të zhduken dhe t`i humbin gjurmët iliro- dardano-shqiptare, po ashtu këtë fate ka pasur edhe vendbanimi i Velekincës.
Unazë dhe këta vathët nga bakri të gjetur në Velekincë dhe janë të shekullit X- XV dhe janë zhduk pa lëne gjurmë nga ish pushteti okupues, përveç kësaj edhe interesimi që të hulumtohet në këtë drejtim ka qene i paktë. Në vendin te fabrika e mishit janë gjetur varreza iliro-dardane, në të janë gjetur veshje, vazo, monedha, si dhe stoli të ndryshme. Për fat të keq mbi këto gjetjet arkeologjike është ndërtuar fabrika e mishit nga ish pushteti okupues serb dhe me këtë janë zhdukur edhe gjurmët e lashtësisë dhe gjurmët e ekzistencës iliro-dardane. Mbetjet e themeleve të shtëpive afër fabrikës si dhe gjetjet arkeologjike dëshmojnë qartësisht për lashtësinë e vendit dhe faktin se ky vendbanim prej kohërave të lashta ka qene i banuar me shqiptarë, e veçanërisht dëshmon ekzistimin e jetës në këto treva para dhe gjatë mesjetës.
Fisi Bytyq
Velekinca i takon fisit Bytyq dhe sipas asaj qe thonë vete banoret e Bytyqit del se vete Bibe Leka dhe Kral Leka janë te vetmit para ardhës te gjithë fisit Bytyq dhe jane djemte e Leke Shkrrelit, e marrë nga forumi shqiptarë, për më tepër vizitoni faqen e internetit http://www.forumishqiptar.com/showthread.php?t=4230&page=2
Emri Velekinca – Vend i Lekës
Në mungesë te fakteve dhe dëshmive të sakta ka sjelle paqartësi rreth emrit Velekinca. Emri Velekinca në gjuhën shqipe nuk ka kuptim të caktuar , po nëse e zbërthejmë emrin VeLEKinca, duke ia hek prapashtesën turke –inca , e fitojmë fjalën Ve + Lek, bazës se fjalës ia shtoje kësaj fjale ia shtojmë shkronjat –nd dhe e përfitojmë fjalën Vend Lek e që në trajtën e shquar bënë Vendi i Lekës.
Nëse i marrim të gjitha këto parasysh e bazohemi në toponimin Kodra Lekës, si dhe në rrënjën kryesore të fjalës Lek, mund të supozohet se prejardhja e fjalës Velekinca është Vendi i Lekës. Se për cilin Lek bëhet fjalë mund te vërtetohet vetëm nëse arkeologët dhe shkencëtaret hulumtojnë në këtë drejtim.
Nuk jam i sigurt se cili Lek ka jetuar ne Velekincë
Leka i madh
Lek Dukagjini
apo ndonje Lek tjetër,
por unë shumë i sigurt se një hulumtim i hollësishëm do të pasqyronte shumë gjëra.
( Makedhonia illire e Lekës së Madh illirian (A lek sandri i Madh) shtrihet në një pjesë të territorit të Maqedonisë së sotme (IRJM) dhe pjesa (më e madhe e saj shtrihet gjeo-politikisht deri në zemër të Greqisë së sotme, si historiogafi e falsifikuar sllavo-greke. E gjithë Antroponomia ( edhe Toponomastika e këtij linguinomi. e marr nga forumir shqiptare http://www.forumishqiptar.com/showthread.php?t=12228 )
Gjithashtu është turp, mëkat që të thuhet ose te përmendet mbreti serb Dushan 1342 në historinë e qytetit të Gjilanit, në vend se të përmendet Leka, edhe pse të gjitha këto janë supozime mundë të mos jenë të vërteta.
Ne defterin osman në vitin 1455 ekziston që ka qenë i banuar Gjilani, por duke ditë se turqit kane qenë ne anën e popullit serb dhe kanë luftuar për shkatërrim tërësishëm të popullit shqiptarë, jam shume i sigurt se turqit kanë bërë ndryshmit prej Lekes në mbretin Dushan. Nuk duhet harruar se sunduesit turq e serb i kanë ndryshuar fjalët si pas qejfit te tyre dhe qëllimi i tyre ka qenë shkatërrimi i popullit shqiptarë.
© Copyright © Copyright © Copyright © Copyright © Copyright
___________________________________________________________________________
nëpermjet faktëve, gojëdhënave mund të gjejm gjurmët e humbura të historisë sonë,
duhet patjetër të kuptojmë më mirë dhe më saktë të kalurën e fshatit, ish qytetit ose vendit ............... nëse dikush ka ndonjë informacion ose gojëdhënë rreth historisë së Velekincës shkruni në: kosova99@velekinca.20m.com
_____________________________________________________________________________
Mbretëria Dardane
Mbretëria Dardane në '''shekujt III e II p.e.sonë''' në zemër të Ballkanit.
Mbretëria e Dardanëve arrinte në veri deri në lumenjtë e '''Angros''' (Morava e Ibari) dhe te qyteti Nais, në kufirin me autariatët e skordiskët.
Lumi Morava emri i vjetër është Angros. Emri Morava rrjedh nga vendbanimi i vjetër që është quajtur Mur an Vadës apo më vonë Vendi i Lekës - Velekinca e sotme.
Po ashtu fshati përmendet edhe në shkrimet e, babai të historisë, Herodotit në shekullin e V p.e.s.Në jug ajo shkonte deri te rrjedha e lumit Aksios (Vardar), duke u kufizuar me Paioninë, Pelagoninë e Penestinë. Në lindje lumi Margos (Morava Perëndimore) e ndante Dardaninë nga Trakia,
kurse në perëndim lumi Drin e mali i Sharit e kufizonin me truallin e shtetit ilir. Dardania e lashtë në vija të përgjithshme i përgjigjet Republikës të Kosovës.Për mungesë të dhënash burimore nuk e njohim ende mirë organizimin e brendshëm të Mbretërisë së Dardanëve.Në Velekinc pas ndërtimit të thertores së mishit jan gjetur shumë gjurmë arkeologjike Ilirie dhe Dardane si Vazo, Veshje Ilire si dhe janë gjetur Varreza Ilire (e që gjurmët e të cilave janë edhe sot aty) e që në to ka pasur edhe pulla të ndryshme, monedha, stoli të ndryshme e të cilat janë vjedhur nga regjimi i Serbisë dhe janë dërguar në Beograd, dhe si mbules e këtyre gjetjeve regjimi serb i viteve të 1990 e tutje ka mbjellur mbi këto vende pisha...
Në Velekincë ne vendin ku gjindet tash fabrika e mishit janë gjetur gjera te vjetra me vlerë qe mendohet se i takojnë kohës së dardanëve fisit ilirë. Por te gjitha këto gjëra i kanë marrë për veti shkiet ose serbët dhe i kanë bërë kinse janë këto i takojnë sërbeve.Ne afërsi te fabrikës se mishit banorët e Velekincës shpesh kanë hasur ne temele, por në kohën e okupimit nuk është lejuar te besh gjurmime akriologjike.Është mirë që të hulumtohet ne kë trevë se do te gjindet gjëra shume me vlerë.
Fiset e ilirëve
Taulantët Arbët Adrianët Enkelejtë Dasaretët Dardanët Dalmatët Dorsejtë
Penestët Molosët Kaonët Thesprorët Arbëreshët Pirustët Parathinët Japodët Paionët Eordejtë Japigët Labeatët Mesapët Atintanët Albanët