Photo 3

Faqja parë  Velekinca Natyra Gjilan Mergata Shqiptare Poezi Shqipë Gjuha Shqipe  Dardania Kosova ilirët Leka i Madhë Hundëzakët Deltar ilir Çamëria  Epiri Etrusket Arvanitët Pellazgët Pelasget Atlantis Atlantida Kafshët  Evolut Loja Shahut Contact

Arvanitet

 

Arvanitët ose Arbërorët (Greqisht: Αρβανίτες - Arvanites) janë pasardhës të Arbëreshëve të sotëm me origjinë nga pothuajse të gjitha trevat e Arbërisë.

Sot banojnë në Greqinë jugore dhe qendrore (shumë pak në Çamëri dhe në Traki) dhe disa prej tyre identifikohen si Grekë në bazë të lavazhit te trurit qe u ka bere Kisha Ortodokse Greke dhe racizmit të institucionalizuar të qeverisë Greke sidomos përgjatë gjithë shekullit të XX-të. Fati i kësaj popullsie ka qenë po thuaj se i njëjtë me popullsinë shqiptare të sanxhaku të Nishit. Prej shqiptarëve të shpërngulur nga Vilajeti që përbëhej me popullsi shumicë shqiptare tani kanë mbetur vetëm disa vendbanime që identifikohen si shqiptar. Shumica e tyre për të dalluar vetën nga emigrantët e vitit 1990-2000 e quajnë vetën arvanitas.

Karakteristikë e tyre është që edhe përkundër shkollimit në gjuhën greke dhe shoqërisë së kontrolluar si nga ligjet dhe feja ata në jetën "mes katër mureve" bisedojnë në gjuhën e tyre amtare e cila është dialekt toskë i dominuar nga termet e kishës ortodokse e cila kishë përdorë si gjuhë zyrtare greqishten tradicionale.

Vlen të përmëndet këtu që prifti arvanitas, Theofan Stilian Noli, udhëheqësi i Revolucionit Demokratiko-Borgjez dhe Kryeministër i Shqipërisë qershor - dhjetor 1924, që lindi në Traki, për arsye të njohurive që kishte për funksionimin dhe veprimtarinë anti-shqiptare të Kishës Ortodokse Greke, shpalli pavarësinë e Kishës Autoqefale Shqiptare nga Kisha Greke.

1300-1350
Bashkësia Evropiane për demokratizmin e sistemit shtetëror të Greqisë me qëllim të ndarjes së Kishës nga sistemi shtetëror i ka bërë disa propozime Greqisë. Mirëpo deri më tani rezultatet janë të pakta. Në këtë drejtim tani Greqia ka filluar të pranojë ekzistencën e çamëve por këtë e bënë duke theksuar se këta janë emigrant të shekujve të kaluar siç tregon fleta në internet. [1]. Bazuar në artin e këso të dhënash pasi që për të dhëna të sakta nuk mund të bëhet fjalë edhe në vitet 2000, 150,000 njerëz flasin Arbërishten në 2005

Qaset me atë të arbëreshëvet të Italisë dhe grek, por ata thërriten me embri Shqiptarë. Sipas studiuesit Irakli Koçollari (Arvanitët, Tiranë 1992), Arvanitët janë ngulur në vendet ku ata jetojnë sot nëpërmjet krisobulave të lëshuara nga perandorët e Bizantit që nga shekulli i 11-të deri në shek.14-të të e.s., kur kërkonin të popullonin treva të shkretuara ose kur kërkonin ngritjen e reparteve ushtarake që tu vinin në ndihmë perandorisë në raste lufte.

File:Albanischer Sprachraum.PNG

File:Greece linguistic minorities.svg

Arvanitët dhe prejardhja e grekëve


Arvanitët dhe prejardhja e grekëve.jpg

Arvanitët dhe prejardhja e grekëve vështrim Historik - Folklorik - Politik - Gjuhësor, me Autor Aristidh P. Kola. Përktheu nga origjinali: Aldior Agora, Leonard Agora. Shtëpia botuese: Toena, viti: 2008. Faqet e librit 512. ISBN 978-99943-1-434-8

Libri hedh një vështrim historik, folklorik, politik dhe gjuhësor mbi lidhjet e mundshme midis arvanitasve me helenët e lashtë, dhe synon vërtetimin e çështjes nëse "arvanitasit janë krijuesit e Greqisë së Re". "Shumë njerëz na e kane vënë në dyshim lidhjen e drejtëpërdrëjtë dhe afërsinë me këtë popull të lashtë helen", shprehet autori në parathënien e librit, ndërsa shpjegon më tej se "u dhanë shumë përgjigje nga intelektualët grekë, që ishin të detyruar t'i pranonin si greke, arvanitasit kryengritës të 1821-it dhe si rrjedhim nuk do të ishte e mundur të arsyetonin shumë gjëra si p.sh. që gjysma e tyre u shndërruan në mysilmanë gjatë pushtimit turk dhe më e rëndësishmja, që flisnin një gjuhë barbare".

Sipas tij arvanitasit, ashtu si helenët e lashtë, shquhen se "brenda tyre ekziston një ballafaqim i barabartë dhe i vazhdueshëm i një progresiviteti dhe konservatorizmi".

Libri ndahet në pesë pjesë në të cilat shpjegohet epoka historike, zbritja e arbëreshëve në Greqi, krahasimi gjuhësor greqisht-shqip, arbëreshët e neohelenizmit, vitet e para të okupacionit turk, si dhe karakteristikat dalluese të arvanitasve.