Velekinca Gjilan

Faqja parë  Velekinca Natyra Gjilan Mergata Shqiptare Poezi Shqipë Gjuha Shqipe  Dardania Kosova ilirët Leka i Madhë Hundëzakët Deltar ilir Çamëria  Epiri Etrusket Arvanitët Pellazgët Pelasget Atlantis Atlantida Kafshët  Evolut Loja Shahut Contact

Qyteti i Gjilanit

 Gjilani
Viti i saktë i themelimit te Gjilanit nuk është i njohur. Ne shekullin XVII përmendet me emrin Morave si kadillek ne kuadër te sanxhakut te Vushtrrisë.

Morava është ne afërsi te fshatit Velekinc.  Morava prej qendres se qytetit te Gjilanit ka largësi 5 kilometra, kurse nga Ve Lek inca është shume afër 500 metra.

Velekinca  gjendet në rrethinën  e qytetit Gjilanit, Kosovë. Fshati shtrihet në jug-lindje të Kosovës në rrugën për Preshevë, rreth 4 kilometra larg qendrës së qytetit të Gjilanit.

Velekinca është një ndër vendbanimet më të vjetra ne rrethinën  e Qytetit të Gjilanit, dhe sipas gojëdhënave Velekinca  ishte  qytet. ( vendi i Lekës ) 

Sot Gjilani është njëra nga shtate  qytetet e mëdha te Kosovës. Komuna e Gjilanit gjendet në pjesën juglindore të Kosovës, krahina e Ana Moravës. Qyteti ka pozitë të përshtatshme gjeografike dhe kjo i mundëson lidhje të mira me qendrat tjera të Kosovës dhe të rajonit.

Nga 15 shkurti 2003, Gjilani është seli e zyrës së Agjensionit për Demokraci Lokale të Këshillit të Evropës.
 



                                                    Historia
Është  turp, mëkat që  të  thuhet ose te përmendet  mbreti serb  Dushan 1342 në historinë e qytetit të  Gjilanit, me mirë të  përmendet Leka, edhe pse të gjitha këto janë supozime mundë të mos jenë të vërteta.  

Ne defterin osman në vitin 1455 ekziston që ka qenë i banuar Gjilani, por duke ditë se  turqit  kane qenë ne anën e popullit serb dhe kanë luftuar për shkatërrim  tërësishëm të popullit shqiptarë, jam  shume i sigurt se turqit kanë bërë ndryshmit  prej Lekes në mbretin Dushan.

Nuk duhet harruar se sunduesit, pushtuesit turq e serb i kanë ndryshuar fjalët si pas qejfit te tyre.




Gjilani si  vendbanim njihet që nga viti 1342.  Në Defterin osman të vitit 1455, thuhet se ky vendbanim ka pasë 41 shtëpi, ndërsa sipas defterit kadastral të vitit 1566-74, kishte 38 shtëpi.

Ky vendbanim përmendet edhe më vonë në dokumente të shkruara dhe nga udhëpërshkrues të ndryshëm. Rreth emrit të tij ekzistojnë disa mendime.

Disa thonë se emrin e ka marrë në bazë të një vendbanimi me emrin Gjinaj që ka qenë në afërsi të fshatit Depcë të komunës së Preshevës, por që atëherë i takonte Gjilanit.


Një mendim tjetër thot se një oficer otoman që ka qëndruar në këtë vendbanim paska qenë nga një Gjejlan, që qenka diku në Siri apo diku tjetër në Lindjen e mesme dhe e ka pagëzuar me këtë emër, ndërsa mendimi më real qëndron në faktin se në Gjilan, rreth vitit 1750 u vendosë familja Gjinolli, që këtu erdhi nga Artana (ish Novobërda), e që i takonte fisit Gjinaj, andaj edhe nga kjo familje (Bahti Beg Gjinolli) e mori edhe emrin.

Thuhet se vendbanimi i parë i Gjilanit ishte më në veriperëndim, në lagjen e sotme Dardania I, por që në vitin 1830 e përfshiu një zjarr dhe u dogj tërësisht.

 Familja e Gjinollëve pastaj qytetin e zhvendosi më në lindje, në mes të shtëpisë së sotme të mallrave dhe të tregut, lagje kjo që është quajt edhe Begler mëhallë.

Gjilani në kohën e sundimit të Perandorisë Otomane, një herë i takonte sanxhakut të Vushtrrisë në Vilajetin e Kosovës e pastaj edhe Vilajetit të Prizrenit, sipas rregullimit të atëhershëm administrativ të shtetit otoman, nga se nuk ishte ndonjë vendbanim i madh për t’u bërë qendër administrative.

Rrita më e hovshme e Gjilanit fillon pas sëmundjes së murtajës që e përfshiu Gjilanin në vitin 1836.


Lagjet më të vjetra të Gjilanit ishin ajo e Bejlerëve dhe Çifllak mëhalla, pastaj u zgjerua edhe në lagjet: Mëhalla e Varoshit, Atik Xhami mëhalla, mëhalla e romëve, Baçevina, Dere mëhalla, mëhalla e muhaxhirëve e kështu me radhe.



Gjeografia

Gjilanit gjendet në pjesën juglindore të Kosovës. Ka një sipërfaqe prej 1695 ha,36 ari e 63 metra. Ka një pozitë të mirë gjeografike sepse shtrihet në pellgun e lumit Morava e Binçes dhe është qendër e rajonit të Ana Moravës.

Gjilani gjendet në udhëkryq të rrugëve Ferizaj-Bujanoc dhe Preshevë-Artanë.

 Kufizohet në jug-lindje me Preshevën (33 km)
dhe Kumanovën, në Lindje me Bujanocin (40,5 km),
 në veri-lindje me Dardanën (ish Kamenicën) (29 km),
 në jug me Vitinë (20 km),
në veri-lindje më Artanën(ish Novobërdon) (19.5 km)
dhe në përendem me Lipjanin dhe Prishtinën (47 km).

Gjilani me rrethinë ka klimë të mesme kontinentale, me vera të nxehta dhe dimra të ftoftë. Nëpër Gjilan kalojnë proçkat Mirusha, që burimin e ka në livadhet e Koretishtës, Baja, që buron në vendburimin termal Baja, dhe Stanishorka, lum që vjen nga fshatin Stanishor e që krijohet nga përroskat që burojnë nga malet e Makreshit dhe të Strazhës.

 Këto përroska bashkohen në mes të Gjilanit dhe fshatit Malishtë (ish Malishevë), duke e krijuar lumin e quajtur sipas këtij fshati, i cili derdhët në Moravën e Binçës.

Demografia
Komuna e Gjilanit ka 133.724 banore prej tyre 68.814 janë meshkuj dhe 64.910 femra.Perberja nacionale e popullësisë në komunën e Gjilanit është kjo 116.246 (86.9 %) shqiptarë 12.500 (9.4 %) serbë 133 (0.1 %) malazezë 936 (0.7) turq 267 (0.2 %) muslimanë 3.610 (2.7 %) romë 32 të tjerë.

Vendbanimet
Vendbanimet e komunës së Gjilanit janë; Velekinca, Bilishti, Bresalci,Bukaniku, Budrika e Poshtme, Bungeti, Burimza, Capari, Cernica, Çeliku, Mireshi, Draganci, Tunaj, Gadishi, Gjilani, Godeni i Vogël, Lamishta, Kokaj, Shpali, Kmetoci, Koretishta, Rrezanë, Mrizisht, Kufcë, Kullë, Blinajë, Livoç i Epërm, Livoç i Poshtëm, Llashtisht, Lloca, Fushëmir, Katunisht, Makresh i Epërm, Makresh i Poshtëm, Malishtë, Muzgovë,Myqybaba, Muçaj, Nasalë, Parallovë, Partesh, Muhaxheraj, Pasjan, Përlepnice, Pidiç, Pogragja, Ponesh, Trollisht, Malmir i Epërm, Malmir i Poshtëm, Lugishtë, Sllubica, Stanaj, Stanishor, Strazhë, Stublina, Shillovë, Shurdhan, Margesh, Idrizaj,Uglari, Urbishti i Zhegosit, Urbishti i Kmetocit, Thanëz, Zhegos, Zhegër.
 

Gjilani 2010

Gjilani 2001

Insert Another Sub Header Here

Gjilani
 
Ka një sipërfaqe prej 515 km/2, 63 vendbanime dhe 54 komuna kadastrale. Në një kilometër katror jetojnë 259 banorë. Gjilani mendohet se është themeluar ne 1772  nga familja e Gjinajve, e cila që nga 1737 ka sunduar një pjesë të Kosovës. Gjinajt erdhën në Gjilan nga qyteti mesjetar i Artanës (Novobërdë). Si themelues njihet Bahti Beg Gjinolli.

Shtrihet në një fushëgropë të gjerë. Ka kushte të mira për bujqësi dhe njihet si qytet agro-industrial. Në juglindje ka malet e Karadakut si dhe një pjesë të Rrafshit të Kosovës – një fushë pjellore. Mbizotërohet nga klima e mesme kontinentale, me vera të nxehta dhe dimra të ftohtë.

Temperatura mesatare e janarit është - 0.9 shkallë, ndërsa ajo e korrikut + 21.5 gradë. Në vjeshtë, këtu bien, mesatarisht, 177 mm shi, ndërsa në verë 129 mm. Sasia e reshjeve në pranverë është 145 mm dhe në dimër 130 mm. Koordinatat e shtrirjes së Gjilanit janë 42 shkallë në veri dhe 21.20 shkallë në lindje.

Qyteti ka një lartësi mbidetare nga 501 deri më 590/m, ndërsa regjioni, nga 475/m, në Budrikë, deri në 1.000 /m, në zonën kufitare me Maqedoninë (Stançiq).



Rrethina e Gjilanit është e pasur me xehe (hekur e leucid) dhe me burime minerale (Nasalë, Pidiq, Kmetoc, Pogragjë, Perlepnicë). Dallohet nga komunat tjera me një pedologji më homogjene të tokës.

Popullsia e Gjilanit, përherë ka qenë e përzier, me dominimin e shqiptarëve, si gjatë sundimit turk, ashtu edhe atij serbo-jugosllav.


Sipas publikimit të Entit të Statistikave të Kosovës, dhjetor 2002, numri i përgjithshëm i banorëve është 133.724 (68.814 meshkuj dhe 64.910 femra), prej tyre 116.246 janë shqiptarë ndërsa 17.478 nga komunitetet tjera. Në zonën urbane jetojnë 79.898 banorë, ndërsa pjesa tjetër në viset rurale.


        Struktura nacionale e popullsisë në komunën e Gjilanit është kjo:
 11.6246 shqiptarë (86.9 %),
12.500 serbë (9.4 %),
133 malazezë (0.1 %),
936 turq (0.7), 267 myslimanë (0.2 %), 3.610 romë (2.7 %) dhe 32 të tjerë.

Shkalla mesatare e lindshmërisë është 3.360 foshnje në vit. Numri i vdekjeve sillet në 384, ndërsa i martesave – 912. Më 24 prill 2002, Gjilanin e goditi një tërmet i fuqishëm, me epiqendër në trekëndshin Gjilan-Malishevë-Uglar, i cili mori një viktimë dhe shkatërroi mbi 8 mijë objekte të infrastrukturës familjare, publike e shoqërore. Në hartat seizmike, Gjilani njihet si rajon me shkallë të lartë rrezikshmërie. 

Infrastruktura

Infrastruktura e banimit përbëhet nga 24.000 objekte të banimit individual dhe kolektiv, me një sipërfaqe të përgjithshme prej 3.000.000 m/2 ose mesatarisht 22.4 m/2 për banor.
Plani i përgjithshëm urbanistik kap një sipërfaqe prej 960 ha, ndërsa plani detal urbanistik shtrihet në 759 hektarë.

Vendbanimet

Vendbanimet: Velekincë, Bresalc, Bilinicë, Capar, Bukovik, Burincë, ,Vrapçiq, Lladovë, Llashticë, Vërbicë e Kmetovcit, Gadish, Kosaqë, Kurexhaj, Kufcë e Epërme, Makresh i Epërm, Livoç i Epërm, Sllakoc i Epërm, Makresh i Poshtëm, Dragancë, Miresh, Budrigë e Poshtme, Livoç i Poshtëm, Sllakoc i Poshtëm, Demiraj, Dunav, Zhegoc, Vërbicë e Zhegocit, Zhegër, Kokaj, Kmetovc, Koretishtë, Kishnapole, Kravaricë, Lipovicë, Llovcë, Gumnishtë, Goden i Ultë, Malishevë e Poshtme, Malishevë e Epërme, Muzgovë, Myqibabë, Nasalë, Partesh, Parallovë, Pasjak, Pasjan, Pogragjë, Ponesh, Pidiq, Përlepnicë, Sllubicë, Stançiq, Stanishor, Selishtë, Strazhë, Stublinë, Cërnicë, Çelik, Shurdhan, Shillovë, Uglar, Terzijaj, Haxhaj.


Arsimi

Gjilani ka arsimin fillor, të mesëm dhe superior. Hapësira e shfrytëzimit për një nxënës, në qytet është 0.65 m/2, ndërsa në fshat 1.1 m/2.

Arsimi fillor përbëhet prej 20 shkollave fillore dhe 3 çerdhe për fëmijë, me mësim në gjuhen shqipe si dhe 7 shkollave fillore në gjuhen serbe dhe 2 në atë turke.

Numri i nxënësve shqiptarë në këtë nivel të shkollimit është 18.559.

Mësimdhënës - 1.023. Shkollat serbe si mësimi në gjuhën turke vijohet nga 1.873 nxënës, ndërsa numri i mësimdhënësve është 188.

Komuna e Gjilanit ka 12 shkolla të mesme, 6 prej tyre në gjuhen shqipe, me 6.033 nxënës dhe 380 mësimdhënës si dhe 6 shkolla tjera në gjuhen serbe, me 799 nxënës dhe 107 mësimdhënës.

Në Gjilan gjendet  edhe Fakulteti i Edukimit, me 104 studentë dhe 6 mësimdhënës, përderisa në SHLP “Skënderbeu” vijojnë 629 studentë, ku punojnë edhe 19 punëtorë.

Emrat  e qerdheve te femijeve ( gadimoreve)

Ardhmeria 129 10 Musli Maloku Skenderbeu (0280)20-234
Integj 130 12 Hatixhe Latifi Adem Jashari (0280) 23-624
City Kindergarten N/a n/a n/a Dardania n/a

Shkollat  fillore ne komunen e Gjilanit

Mulla  Idriz Gjilani     Velekincë
Abaz Ajeti                  Arberia (Gjilan)
Musa Zajmi               (Gjilan)
Thimi Mitko               (Gjilan)
Selami hallaqi           Dardania (Gjilan)

Rexhep Elmazi
Deshmoret e Kombit  Livoq i poshtem
Ramiz Cernica             Cernic
Bashkimi                       Zheger
Bajram Curri                Shurdhan
Esat berisha                Llashtice
Skenderbeu                 Perlepnice
Emin Duraku                Malisheve
Deshmoret e Kombit  Uglar
Liria                                Pogragje
Nazim Hikmet             Miresh 
Vatra e Diturise           Livoc i eperm
Zenel Hajdini               Bresalc 
Aferdita                        Kishnapole
Fetah Qerimi             Verbice e Zhegocit

Shkolla muzikes     Zek Isufi 28-Nentori, Gjilan

Shkollat e mesme

Zenel hajdini    
Gjilan
Marin Barleti Gjilan

Asllan Elezi Gjilan
Mehmet Isai Gjilan
Arbwria 630 Gjilan
Sh.M. e Muzikes Gjilan


Fakullteti i edukimit      Skenderbeu  Gjilan




Shëndetësia

Gjilani ka një spital regjional, me 17 reparte dhe 525 të punësuar, Shtëpinë e Shëndetit, me 244 punëtorë, 30 ambulanca (8 në vendbanimet serbe) si dhe 51 ordinanca private.
Repartet: gjinekologji, interno, dializë, pediatri, kirurgji, anesteziologji, ortopedi, urologji, infektivë, sëmundjet e mushkërive, ndihma e shpejtë, ORL, oftamologji, laboratori, transfuzioni i gjakut dhe materniteti
Nga 7 prilli 2003, në ditën botërore të shëndetësisë, kanë filluar punën edhe Qendra për shërim mental dhe Qendra për rehabilitim mental.
Spitali                     (tel. 0280/23-908, 21-111, 044/158-397),
Shtëpia  Shëndetit (0280/29-917, 044/165-477.



Punësia

Në Qendrën Regjionale të Punës në Gjilan janë të regjistruar 16.720 punëkërkues, prej tyre 7.926 janë femra.

Të pakualifikuar – 9.995, gjysmë të kualifikuar – 1.234, të kualifikuar -1.055, me shkollë të mesme -3.945, me shkollë të lartë - 350 dhe 141 me fakultet.

Numri i popullatës aktive është 83.273 -Numri i të punësuarve në nivel komunal është 20.457

Numri i popullatës aktive që kërkojnë punë është 56.783 -Numri i popullatës aktive që nuk është paraqitur në qendrën për punësim – 40.063 -Përqindja e papunësisë - 43 % të popullatës aktive për punë -Pagat mesatare mujore në nivel të komunës janë 175 €.



Sociale

Në komunën e Gjilanit është një qendër për mirëqenie, që merret me çështje sociale. Ndihmon familjet me probleme për adoptim, shkurorëzim, siguron strehim për pleq. Zakonisht dërgohen në Prishtinë. Është e aftë të vendosë për këto çështje në mënyrë të drejtë. Ka edhe program për strehim, por për momentin nuk mund të sigurojë strehim për askënd. Ajo ka siguruar ndihmë për 1.775 familje. Prej tyre, shqiptarë janë 1.305 familje me 15.660 anëtarë, serbë - 352 familje me 4.266 anëtarë, romë - 49 familje me 590 anëtarë si dhe 43 familje të shpërngulura nga Kosova Lindore me 517 anëtarë dhe 26 të tjera nga Maqedonia, me 308 anëtarë. Qendra udhëhiqet nga z. Riza Syla (tel.0280/20-140). Në Gjilan ekziston edhe zyra e Kryqit të Kuq. Ajo shpërndan ndihma për nevojtarë, të cilat i merr nga OJQ-të dhe organizatat tjera, siç janë pakot higjienike për fëmijë të moshës prej 6 muaj deri në 2 vjet. Gjithashtu ka një program për t’i ndihmuar fëmijët e shkollave.

Transporti

Në Komunën e Gjilanit është një ndërmarrje transportuese shoqërore, 21 kompani private dhe 136 autotaksi.
Nuk ka hekurudhë, ndërsa stacioni më i afërt i trenave është në Ferizaj, 33 km larg. Aeroporti më i afërt është në Prishtinë, rreth 60 km larg nga Gjilani.


Mediat ne Gjilan

Jane dy TV private ne Komunen e Gjilanit

TV- Vali            (0280)20-049
TV-Men             (0280) 22-493, 25-702


Radiot

Radio Viktoria       (0280) 29-619
Radio Rinia         (0280) 23-950
Radio Energy       (0280) 20-014
Radio Megavox    (0280) 25-502
Radio Gjilani        (0280) 20-073



Organizatat Joqeveritare - OJQ-të
Organizatat Joqeveritare  sa te duash.