Photo 3

Faqja parë  Velekinca Natyra Gjilan Mergata Shqiptare Poezi Shqipë Gjuha Shqipe  Dardania Kosova ilirët Leka i Madhë Hundëzakët Deltar ilir Çamëria  Epiri Etrusket Arvanitët Pellazgët Pelasget Atlantis Atlantida Kafshët  Evolut Loja Shahut Contact


iLirët 
Etnogjeneza e popullit shqiptar, prej shekujsh, ka joshur dhe ka tërhequr vëmendjen e dhjetra e dhjetra dijetarëve nga më të shquarit, shqiptarë apo të huaj. Janë të shumtë historianët e gjuhëtarët euriditë, arkeologët këmbëngulës dhe studiues të tjerë që kanë shtruar tezat e hipotezat e tyre për këtë çështje. Nuk kanë munguar të shprehin mendime edhe njerëz pa njohuri të thelluara shkencore.

Të gjithë duan të dinë kush ishin stërgjyshërit e shqiptarëve, ç’lidhje kishin me arbërit, me ilirët dhe më lashtë me parailirët (pellazgët).

Problemi nuk është një kuriozitet i thjeshtë shkencor. Ndriçimi i tij ndihmon të kuptohen rrënjët historike që kanë ushqyer këtë popull, të ndodhur midis perandorive e qytetërimeve më të mëdha të kohrave, helene, romake, bizantine dhe sllave, e megjithatë nuk u asimilua.

Sipas burimeve historike, nocioni ilir -
Iliri, ka pasur gjatë historisë së vet një kuptim disi të ndryshëm gjeografiko-historik.

Me emrin ilir në fillim njiheshin vetëm krahinat jugore të ilirëve. Këtu banonin sipas burimeve më të vona letrare edhe ilirët e mirëfilltë, siç i quan ata historiani romak, Plini Plak. Ky emër u shtri gradualisht prej grekëve edhe në vise të tjera të njohura më vonë prej tyre, popullsitë e të cilave, pavarësisht nga veçoritë e zhvillimit të tyre lokal, paraqitnin elemente të një trungu të përbashkët etno-kulturor.

Në kohën e historianit grek Herodotit (shek. V p.e.sonë), emri ilir shtrihej mbi një territor mjaft të gjerë, i cili arrinte në lindje deri tek rrjedhja e lumit Moravë.

Një shekull më vonë, sipas Pseudo-Skylaksit, ky emërtim do të përfshinte territore akoma më të gjera në veriperëndim të Ballkanit. Sipas tij ilirët shtriheshin përgjatë Adriatikut duke filluar që nga liburnët në veri e deri tek kufijtë e Kaonisë në jug.

Përhapjen më të madhe dhe përfundimtare të emrit dhe të territorit ilir, na e jep Apiani i Aleksandrisë, i cili duke përmbledhur gjithë sa ishte thënë përpara tij mbi topografinë e ilirëve, shkruante: “grekërit quanin ilirë ata që banonin mbi Maqedoninë dhe Trakinë, që nga kaonët dhe thesprotët deri tek lumi Istër. Dhe kjo është gjatësia e vendit, ndërsa gjerësia prej maqedonëve dhe thrakëve malorë tek paionët deri në Jon dhe në rrëzë të Alpeve”.

Fise ilire :
Taulantë 
·
Arbët  
·
Adrianët
 · Enkelejtë
 · Dasaretët  
·
Dardanët
 ·
Dalmatët  
·
Dorsejtë 

·
Penestët 
·
Molosët 
·
Kaonët 
·
Thesprorët 
·
Arbëreshët  
·
Pirustët  
·
Parathinët

 ·
Japodët  
·
Paionët 
·
Eordejtë  
·
Japigët
 ·
Labeatët 
·
Mesapët 
·
Atintanët  
·
Albanët  .....

 

Europa